Në rrugën “Muharrem Fejza” arrestohen tre persona të dyshuar për prostitucion

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 10:35
Në rrugën “Muharrem Fejza” arrestohen tre persona të dyshuar për prostitucion

Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona nën dyshimet për marrje me prostitucion dhe ofrim të lokaleve për prostitucion.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar pasditen e së martës, ndërkaq dyshohen për veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerje”.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia kompetente, më datën 21.12.2021 rreth orës 17:35 pas një hetimi të bërë në koordinim me prokurorin e rastit, kanë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje“”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka kontrolluar lokali i cili gjendet në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku si prova materiale janë konfiskuar katër telefona.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil. Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)