Nxënësit në Podujevë, i kapen dy thika në çantë

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 10:48
Nxënësit në Podujevë, i kapen dy thika në çantë

Një nxënësi në një shkollë të Podujevës, Policia e Kosovës i ka gjetur në çantë dy thika. Siç njofton Policia, për rastin ishte raportuar se i dyshuari mbante me vetë mjetet e ndaluara, ndërsa pas ndalimit dhe kontrollimit, nxënësit i janë gjetur dhe konfiskuar dy thika.

“Pas konsultimit me prokurorin rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Policia e Kosovës njofton gjithashtu për kapje të 25 fishekëve të armës së zjarrit, nga një person i dyshuar që po hynte në Kosovë nëpërmes pikë kalimit kufitar Serbi – Kosovë në Merdare. Policia njofton se gjatë kontrollit të veturës, këtij qytetari i kanë gjetur dhe sekuestruar fishekët e paligjshëm.

Pas intervistimit, siç njofton Policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)