The Guardian: Várhelyi i afërt me Orbanin kërkoi vetëm që të shtyhej pak plani i Dodikut për shpërbërjen e Bosnjës

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 11:17
The Guardian: Várhelyi i afërt me Orbanin kërkoi vetëm që të shtyhej pak plani i Dodikut për shpërbërjen e Bosnjës

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian po punojnë në prapaskenë për ta “korrigjuar” një ligj të ri në Bosnjë-Hercegovinë (BeH) që kriminalizon mohimin e masakrës së 8,000 myslimanëve në Srebrenicë, pasi konkludohet privatisht se rrezikon rindezjen e konfliktit të ri rajonal, raporton The Guardian.

Milorad Dodik, anëtari serb i udhëheqjes trepalëshe të Bosnjës, është akuzuar muajt e fundit se kërkon ta shpërbëjë vendin duke tërhequr pjesën serbe nga institucionet e nivelit shtetëror.

Ai ka pohuar se ka një çekuilibër pushteti dhe se kur Valentin Inzko, kreu në largim i zyrës së përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, e shpalli të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit këtë verë, ishte jodemokratike dhe simptomatike e problemit.

Lëvizjet e Dodik janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, i cili e akuzon atë se e po e çon rajonin në luftë, por së fundmi u zbulua se komisioneri evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi, ka arritur në përfundim se ligji i Inzkos është përgjegjës për krizën aktuale.

Gjatë një takimi me delegacionin e BE-së në Bosnjë, Várhelyi – i cili është përgjegjës për forcimin e marrëdhënieve të bllokut me BeH – dha “vlerësimin e tij të sinqertë” se Inzko “ishte fajtor për krizën aktuale politike” në vend dhe “delegjitimimin” e zyrës së përfaqësuesit të lartë.

“Ndërsa amendamentet e Inzkos nuk mund të kundërshtoheshin nga pikëpamja e thelbit të ligjit, fakti që ai u imponua në ditën e fundit të mandatit të HR Inzko kishte qenë problematik”, thuhet në raportin e procesverbalit të Várhelyit në mbledhjen e datës 25 nëntor.

“Veçanërisht për shkak se ishte një vendim i rëndësishëm, ai duhej të bazohej në një debat të plotë me të gjithë në bord. Pyetja është tani se si ta korrigjojmë këtë.”

Várhelyi, një hungarez i afërt me kryeministrin e djathtë të vendit të tij, Viktor Orbán, u tha kolegëve të tij zyrtarë të BE-së se udhëheqja myslimane boshnjake kishte sinjalizuar gatishmërinë për ta zgjidhur këtë çështje nëpërmjet miratimit të një ligji të ri që mund ta kthejë Dodikun dhe entitetin e Republika Srpskas në Serbi, shkruan The Guardian.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit e vitit 1994 i dha fund një lufte civile që kushtoi rreth 100,000 jetë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, duke përfshirë më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të vrarë në dhe rreth qytetit të Srebrenicës.

Marrëveshja krijoi një kushtetutë të re për Bosnjën, të përbërë nga dy njësi: Federata e Bosnjë e Hercegovinës, e përbërë kryesisht nga myslimanë dhe kroatë boshnjake, dhe Republika Sprpsa. Presidenca treanëtarëshe e Bosnjës mbahet nga përfaqësues të këtyre tri grupeve kryesore etnike.

Të ashtuquajturat kompetenca të Bonit të vitit 1997 i japin gjithashtu kompetenca të konsiderueshme ligjbërëse zyrës së përfaqësuesit të lartë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes. Ajo e ka autoritetin të marrë vendime ose të shkarkojë zyrtarë që minojnë ekuilibrin etnik të pasluftës dhe përpjekjet për pajtim.

Inzko, një diplomat austriak, e bëri mohimin e gjenocidit të dënueshëm me deri në pesë vjet burg në korrik. Ai përmendi një refuzim nga asambleja serbe e Bosnjës për t’i tërhequr dekoratat e dhëna tre kriminelëve të dënuar të luftës si pjesë e arsyetimit të tij.

Procesverbali zbulon se Várhelyi tha se ai besonte se kishte një rrugëdalje nga kriza aktuale dhe se ai kishte sanksionuar një seancë të posaçme të asamblesë së Republika Srpskas më 10 dhjetor, ku anëtarët mbështetën një rezolutë që mbështeste rimarrjen e pushteteve.

Kushti i tij, megjithatë, ishte që legjislacioni që kërkohej për t’i marrë pushtetet nga shteti në fushën e administrimit të taksave, gjyqësorit, inteligjencës dhe madje edhe ushtrisë kombëtare, në mënyrë që të krijonte një forcë serbe, duhet të shtyhej për gjashtë muaj për të lejuar kohë për negociata.

Várhelyi tha se përballja me ligjin e gjenocidit ishte jetike në mënyrë që Dodik ta njihte pasardhësin e Inzkos, Christian Schmidtin e Gjermanisë, i cili ka thënë se rajoni përballet me krizën më të madhe në një çerek shekulli.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga The Guardian.

(Kosova Sot Online)