S’ndalet SHBA-ja, i fut në listë të zezë edhe dy ish-zyrtarë

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 14:45
S’ndalet SHBA-ja, i fut në listë të zezë edhe dy ish-zyrtarë

Departamenti i Shtetit Amerikan sot publikisht ka futur në listë të zezë dy ish-zyrtarë të Maltës, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri, duke ua ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikë për shkak të veprimeve korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“SHBA-ja mbetet e bashkuar kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)