Pendarovski: S’shoh politikan që do ta shesë popullin e tij për t’u integruar në BE

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 15:21
Pendarovski: S’shoh politikan që do ta shesë popullin e tij për t’u integruar në BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se intergrimet evropiane për këtë shtet kanë edhe një çmim që mund të jetë i papërballueshëm.

Pendarovski shkroi në Twitter papritur se ky çmim mund të nënkuptojë heqje dorë nga identiteti i maqedonëve.

“Integrimet evropiane nuk kanë alternativë tjetër për ne, por, ato gjithsesi kanë çmimin e vet. Nëse ky çmim nënkupton heqje dorë nga identiteti ynë, nuk shoh politikan te ne i cili dëshiron ta shesë popullin e vet për integrime të tilla”, shkroi presidenti i Maqedonisë së Veriut.

(Kosova Sot Online)