'Fshesa' e Haxhiut: Shkarkohet edhe Drejtori i Burgut të Pejës

  • G.G /
  • 22 December 2021 - 16:49
'Fshesa' e Haxhiut: Shkarkohet edhe Drejtori i Burgut të Pejës

Fshesës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as Drejtori i Burgut të Pejës, Arif Beqa.

Ai nga sot më nuk është në këtë detyrë, pasi që ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka shkarkuar nga kjo pozitë.

Arif Beqa më herët ka qenë drejtor në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, ndërsa së fundi ishte transferuar në Pejë.

Pak më parë IndeksOnline raportoi se nga pozita e Drejtorit të Burgut të Prizrenit është shkarkuar Heset Loku.

(Kosova Sot Online)