Hyseni jep informacione mbi koalicionin qeverisës të mundshëm në Gjilan

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 20:29
Hyseni jep informacione mbi koalicionin qeverisës të mundshëm në Gjilan

Ditë më parë , i sapozgjedhuri në krye të Gjilanit, Alban Hyseni ka publikuar një dokument për marrëveshje udhëheqje mbi parimet e qeverisjes, ftesë kjo e dërguar në subjektet politike të tjera në Gjilan.

Pas kësaj Hyseni ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësuesit e subjekteve politike nga LDK, PDK, AAK,AKR, KDTP dhe nga Lëvizja Vatra.

Pas kësaj ai theksoi se është koha të reflektohet për të ardhmen e qytetit të Gjilanit, për banorët si dhe si përfaqësues politik duhet të mbajnë përgjegjësi, transmeton lajmi.net.

Ai njoftoi se takimet mbi këtë bazë do të vazhdojnë deri me datën 5 janar, kur edhe do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal.

Njoftimi i plotë:

Pas publikimit të dokumentit të marrëveshjes mbi parimet e qeverisjes, si dhe ftesës së dërguar subjekteve politike: LDK-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së, KDTP-së dhe Lëvizjes VATRA, sot utakova zyrtarisht me përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike. Me z.Abdyl Aliu dhe z.BardhylSyla nga LDK, z.Riad Rashiti, znj.Leonora Morina-Bunjaku dhe z.Bajram Isufi nga PDK,z.Bajram Hasani, znj.Ardita Ukshini dhe z.Nazim Gagica nga AAK, z.Arianit Ibrahimi nga AKR si dhe z.Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra.

Sot, është koha të reflektojmë për të ardhmen e qytetit të Gjilanit, për banorët e tij, si dhe është momenti i gjithsecilit nga ne, si përfaqësues politik të mbajmë përgjegjësi. Parimisht u dakorduam që së bashku, padallime partiake, etnie e fetare, do të duhet të angazhohemi për mirëqenie, siguri dhe barazi për të gjithë. Pikërisht për këtë, ne do të vazhdojmë takimet tona të tjera, deri para datës 5 janar 2022, dita kur do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal.

(Kosova Sot Online)