AstraZeneca bashkon forcat me Universitetin e Oxfordit, do të krijohet vaksina anti-Omicron

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 21:36
AstraZeneca bashkon forcat me Universitetin e Oxfordit, do të krijohet vaksina anti-Omicron

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca kanë filluar punën për prodhimin e një versioni të vaksinës së tyre kundër koronavirusit që synon llojin omicron, njoftoi sot NY Times.

Drejtuesja e ekipit hulumtues në Oksford, Sandy Douglas tha për FT se janë hedhur hapat e parë në prodhimin e një vaksine të modifikuar, në rast se është e nevojshme, së bashku me partnerët e tyre, kompaninë AstraZeneca.

“Vaksinat e bazuara në adenovirus, të tilla si ato të bëra nga Oxford/AstraZeneca, në parim mund të përdoren për t’iu përgjigjur çdo varianti të ri më shpejt sesa mendohej më parë,” shtoi Douglas.

Efektiviteti i vaksinave kundër koronavirusit të llojit omicron ka rënë dukshëm, tha dje drejtori i Mjekësisë Emergjente Evropiane (EMA), Emer Cook.

“Të dhënat që kanë mbërritur nuk janë përfundimtare, ka shumë pak prej tyre, por është e qartë se ka një rënie të efikasitetit ndaj variantit omicron”, tha Cook për Financial Times, raporton Reuters.

Sipas ekspertëve, një cikël i plotë vaksinimi mund të mbrojë kundër formave të rënda të sëmundjes, ndërsa, sipas gazetës, provat paraprake tregojnë se një dozë përforcuese e vaksinës mRNA mund të rrisë pjesërisht nivelet e antitrupave.

Sipas EMA-s, vendimi nëse nevojitet një vaksinë e veçantë kundër variantit omicron do të merret kur të mblidhen prova të mjaftueshme shkencore se “vaksinat ekzistuese nuk funksionojnë”.

(Kosova Sot Online)