Edita Tahiri tregon pse fusnota nuk u shkri deri sot

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 22:27
Edita Tahiri tregon pse fusnota nuk u shkri deri sot

Ish-diplomatja Edita Tahiri, ka shpjeguar se pse nuk u “shkri” ende fusnota e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prezantua në një konferencë ndërkombëtare me fusnotë në emrin e Kosovës para disa javëve, ngjarje që e riaktualizoi çështjen e fusnotës.

Tahiri kishte thënë para shumë viteve që “fusnota do të shkrihet”. E pyetur rreth kësaj deklarate në emision, ajo tha që është dashur ta njohin 5 shtetet e BE-së Kosovën që të “shkrihej” fusnota.  

“Fusnota nuk u shkri, pasi që mosnjohja e 5 shteteve të BE-së ndaj Kosovës nuk u shkri”, tha ajo.

Tahiri i vuri fajin edhe politikës së jashtme të Kosovës që nuk bëri sa duhet që të largohen këto pengesa.

“Fusnota nuk u shkri sepse Kosova qëndroi 10 vjet në defensivë diplomatike”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)