Teatrit Kombëtar i ndalet rryma, dështon shfaqja derisa salla ishte plot

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 08:51
Teatrit Kombëtar i ndalet rryma, dështon shfaqja derisa salla ishte plot

Aktori i njohur Kosovar, Kushtrim Sheremeti ka rrëfyer se edhe Teatri Kombëtar është përballur me ndaljen e rrymës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, aktori ka njoftuar se shfaqja ka dështuar pas ndaljes së rrymës.

Gjatë ditës së djeshme Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike për orë të tëra, ku për këtë ka njofutar edhe KEDS.

Në momentin e raportimit, disa lagje të Prishtinës janë pa rrymë.

Aktori ka njoftuar se rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës është ndalur fiks në ora 20:00.

Në anën tjetër në Teatrin Kombëtar nuk punon gjeneratori që 2 apo 3 vite, e si pasojë e reduktimeve, shfaqja Lea & Co dështoi derisa salla ishte plot me publik.

Aktori i njohur ka ironizoi duke shkruar “KosovëDjepLirie”.

(Kosova Sot Online)