Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës, krijohen kolona

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 11:25
Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës, krijohen kolona

Fluksi i madh i mërgimtarve shqiptarë, drejt Kosovës ka nisur të krijojë kolonat e para në kufi.

Theksohet se në pikat kufitare me Serbinë është situatë e qetë, dhe nuk ka pritje të gjata. Pritjet në Merdare, rreth orës 10, në hyrje arrijnë deri në 40 minuta, teksa në dalje deri në 5 minuta.

Pritje më të gjata ka në Jarinje, deri në një orë. Ndërkaq në të gjitha pikat tjera kufitare situata është shumë e qetë dhe s’ka pritje të gjata.

(Kosova Sot Online)