Gjashtë deputetë të PDK-së votojnë Projektligjin e propozuar nga Qeveria

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 11:48
Gjashtë deputetë të PDK-së votojnë Projektligjin e propozuar nga Qeveria

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në Shqyrtim të dytë Projektligjin për inspektimet.

Me 67 vota për dhe 10 kundër ka kaluar ky Projektligj me 29 amandamente.

Në këtë projektligj parashihet krijimi i një Agjencioni të ri koordinues për inspektime në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ky projektligj po ashtu parasheh edhe numrin e rritjes së inspektorëve.

Pro këtij Projekligji kanë votuar edhe gjashtë deputet të PDK-së.

Ndërsa LDK-ja ka kundërshtuar këtë projektligj pasi siç kanë deklaruar në të kaluarën, vlerësojnë se me këtë veprim Zyra e Kryeministrit do t’i kontrollojë inspektimet.

(Kosova Sot Online)