Veriu si Las Vegas, Jugu në terr, kjo është fotografia që qarkulloi mbrëmë

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 11:51
Veriu si Las Vegas, Jugu në terr, kjo është fotografia që qarkulloi mbrëmë

Mediumi lokal “Mitropol” mbrëmë ka publikuar një fotografi të qytetit të Mitrovicës, ku pjesa jugore e qytetit shihet në terr, derisa pjesa veriore ngjan me Las Vegasin e Amerikës.

Një fotografi e tillë ka qarkulluar gjithandej nëpër rrjete sociale, derisa qytetarë të shumtë janë ankuar për rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike në vend.

KEDS ka njoftuar për rikthimin e reduktimeve, që sipas kompanisë do të zgjasë dy orë në ditë.

(Kosova Sot Online)