Kush është njeriu i afërt i Edi Ramës, që ndihmoi në shkatërrimin total të Brezovicës?

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 13:23
Kush është njeriu i afërt i Edi Ramës, që ndihmoi në shkatërrimin total të Brezovicës?

Është siguruar aktakuza kundër biznesmenit Gentjan Sulo. Ai akuzohet se përmes kompanisë “Stella Construction”, ku aksionar është edhe publicisti Veton Surroi, ka kryer veprën penale ndotje, degradim dhe shkatërrimi i mjedisit. Kundër tij ka nisur një proces gjyqësor, rrezikon që të dënohet nga 1 deri në 8 vite burgim. Po ashtu, Sulo rrezikon edhe një aktakuzë tjetër. Pas aksionit të djeshëm në Brezovicë, oligarku Sulo mund të akuzohet edhe për dhënie ryshfeti.

Gentjan Sulo, oligarku i afërt me Edi Rama, rrezikon të akuzohet sërish nga shteti i Kosovës. Një aktakuzë e dytë kundër tij mund të ngritet për dhënie ryshfeti, pas përfshirjës në skandalin e madh të Brezovicës, ku u arrestua ish-kryetari Bratislav Nikoliç.

Ndaj biznesmenit Sulo tashmë është një proces gjyqësor. Është ngritur aktakuzë ndaj tij për shkatërrimin e Brezovicës. Nga Prokuroria Themelore e Ferizajit.

Ortaku i tij i vogël, Veton Surroi është lënë jashtë aktakuzës. Insajderi ka siguruar aktakuzën kundër Sulos. Aty përmendet veprat penale për të cilat akuzohet biznesmeni nga Shqipëria.

Gentijan Sula është një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri. Është i njohur si pronari e aksionar i kompanive “AgiKons”, “S&D-Invest shpk” dhe “Stela Construction”.

Në Shqipëri, Sula njihet si një ndër miqtë më të afërt të politikanëvë përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Detajet e aktakuzës ndaj oligarkut të Edi Ramës

Gazeta Insajderi, ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, sipas së cilës Sulo ngarkohet për veprën penale ndotje, degradim dhe shkatërrim të mjedisit.

Për këtë vepër penale Sulo, sipas kodit penal të Kosovës, rrezikon të dënohet nga 1 deri në tetë vjet burgim dhe gjobë.  

Sipas aktakuzës, që ka siguruar Gazeta Insajderi, Sulo akuzohet se nga viti 2012, në zonë turistike të Parku Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, si person përgjegjës dhe investitor i ndërmarrjes “Stela Consulting” SHPK me seli në Prishtinë, ka degraduar ambientin dhe ujërat e lumit “Murrzhica”.

Oligarku nga Shqipëria sipas aktakuzës, ka kontraktuar kryesit e punëve “Quka CO” me pronar Alban Quka për ndërtimin e 22 vikend shtëpizave në Brezovicë.

E që sipas aktakuzës, ata kanë bërë gërmime dhe prerje të pyjeve në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e këtij parku.

“Ka degraduar ambientin dhe ujërat e lumit “Murrzhica”, në atë mënyrë që ka kontraktuar kryesit e punëve “Quka CO” me pronar Alban Quka, ndërtimin e 22 vikend shtëpizave, duke bërë gërmime dhe prerje të pyjeve në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin mbi Pyjet, si dhe të objektit hotelier disa katesh – 2B+p+2+NK, në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri” kapitulli V, si dhe të Ligjin për Ujërat e Kosovës, duke ndërtuar në afërsi dhe mbi lumin “Murzhica”, me çka është degraduar ambienti në këtë pjesë të parkut si dhe është dëmtuar lumi “Murzhica””, shkruan në aktakuzën e Prokurorisë.

Dosja kundër Sulos – Si u shkatërrua Brezovica?

Gazeta Insajderi, ka raportuar për këtë rast edhe para se të ngritej aktakuza ndaj Sulajt.

Bazuar në dosjen që posedon Gazeta Insajderi, “Stela Consulting” llogarritej si njëra nga shkatërruest e natyrës, për të cilat veprime edhe iu ndaluan punimet në Brezovicë.

Kjo dosje është pjesë e aktakuzës që është ngritur ndaj bisnezmenit Sulo.

Në këtë dosje, thuhet se bllokimi i punimeve të “Stela Consulting” u bë për shkak të  shkatërrimit të ujërave si dhe mungesa e lejes ndërtimore për hotel.

Ishte konstatuar nga inspektorët se ndërtuesit nuk kishin respektuar kriteret e ndërtimit që parashihen me ligjet dhe rregulloret për ambient dhe ujë, për zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Në këtë raport thuhet se shoqëria ku ka hise edhe Surroi, ka nisur ndërtimin pranë lumit Murzhica si dhe një objekt i cili duket si impiant për trajtimin e ujit, që ndodhet brenda komplet pronës ujore.

Ishte konstatuar madje se “Stella” ka leje për ndërtim të vikendicave por jo edhe të një hoteli.

“Stella… nga MMPH posedon një pëlqim mjedisor për ndërtimin e 16 vikend shtëpizave, por në këtë vendim nuk është cekur në asnjë pikë objekti hotelier”, shkruan në raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Ambientit.

Për ndërtimin e objektit hotelier, “Stella Consulting”, do të duhej të pajisej edhe me leje ndërtimore komunale ashtu siç parashihet në Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore Komunale.

“Investitori nuk është pajisur me leje ndërtimore për objektin afarizëm–hotel në parcelat kadastrale në Vërbeshticë””, shkruante në raport.

“Projekti ka qenë në ndërtim kur i janë ndaluar punimet në aksionin e përbashkët në gusht 2019”. 

(Kosova Sot Online)