Britania për herë të parë regjistron mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 13:36
Britania për herë të parë regjistron mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar  mbi 100 mijë raste të infektuara me COVID-19 në 24 orë, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Por pavarësisht rritjes së rasteve, Boris Johnson ka deklaruar se nuk do të vendosë kufizime të reja përpara Krishtlindjeve.

Shumica e rasteve të raportuara janë me variantin Omicron. Studimet paraprake nga Skocia dhe Afrika e Jugut duket se tregojnë se Omicron mund të jetë më i butë se variantet e tjera, me më pak njerëz që kanë nevojë të shtrohen në spital.

Një analizë e veçantë e Omicron nga Imperial College London sugjeron se mutacionet e kanë bërë Omicron më të butë se Delta. Numri i viktimave për shkak të variatit Omicron në Angli është rritur në 18, ndërsa numri i shtrimeve në spital është rritur në 195, sipas të dhënave të autoritetit shëndetësor.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 11,647,473 raste dhe 147,573 viktima nga fillimi i pandemisë.

(Kosova Sot Online)