Presidenti kroat në Qeveri, pritet në takim nga kryeministri Kurti

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 13:38
Presidenti kroat në Qeveri, pritet në takim nga kryeministri Kurti

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç është takuar me kryeministrin Albin Kurti në qeveri.

Takimi ndërmjet tyre vije pas presidenti kroat u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani dhe gjithashtu u takua me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pasdite, Milanoviç do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.

Milanoviç do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

(Kosova Sot Online)