Blerja e gjësendeve të dorës së dytë, trend në Kosovë

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 13:41
Blerja e gjësendeve të dorës së dytë, trend në Kosovë

Një mundësi mjaft e mirë dhe ekonomike është blerja në dyqanet e dorës së dytë.

Ka tash e disa vjet që ky trend ka filluar të përhapet me të madhe edhe në vendin tonë.

Nga shitja e rrobave e gjësendeve personale e deri te blerja e tyre për t’i shitur më pastaj.

Këtij trendi i është bashkuar edhe Greta Guci bashkë me një familjare të saj, ku tash e dy vjet e mbajnë dyqanin me emrin “Art Vintage”.

Synim i tyre nuk është vetëm shitja e gjërave të përdorura, po ato duhet të jenë më të vjetra.

Jo të viteve të fundit, pasi që moda e para 40-50 vjetëve po kthehet në aktualitet.

Momentet më të veçanta janë ato kur një klient has në dyqan markash të njohura. Reagimet zakonisht vijnë pasi që e kuptojnë çmimin, tregon Guci.

Pas hezitimeve sikur për secilin trend të ri, tash “Art Vintage” e frekuentojnë të gjitha shtresat e shoqërisë.

Rrobat mbesin më të kërkuarat, por interesimi ka filluar të rritet edhe për stoli, suvenire, çanta e disa gjëra tjera të veçanta që mund të gjenden vetëm nëpër dyqane të tilla.

Si në shumë domene të tjera të jetës, gjendja me pandeminë ka ndikuar edhe në këtë veprimtari.

Mirëpo, furnizimi me këto gjëra ka filluar të jetë i rregullt e edhe festat e fundvitit e kanë rritur frekuentimin aty.

(Kosova Sot Online)