Shefi e largoi nga puna, një person i vë flakën supermarketit

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 14:22
Shefi e largoi nga puna, një person i vë flakën supermarketit

Një punonjës i pakënaqur, i vuri zjarrin supermarketit ku punonte, pasi shefi e hoqi nga puna.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Rusi.

Sipas raportimeve lokale, Alexander Schnaider, 33 vjeç, ngatërronte etiketat e çmimeve të artikujve në supermarketin ku ai punonte në Tomsk, Rusi.

Për të treguar zemërimin dhe padrejtësinë që iu bë sipas 33-vjeçarit, ai lagu me alkool një kuti me fishekzjarrë, e më pas i vuri flakën.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-10336379/Shop-worker-burns-Russian-superstore-boss-told-mixing-price-tags.html#i-b9fa21783704bee8

(Kosova Sot Online)