Belgjika pajtohet që të mbyllë shtatë reaktorë të vjetër bërthamorë

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 16:05
Belgjika pajtohet që të mbyllë shtatë reaktorë të vjetër bërthamorë

Qeveria belge ka arritur marrëveshje për mbylljen e shtatë reaktorëve të vjetër bërthamorë deri në vitin 2025.

Reaktorët që ndodhen në dy lokacione në Doel dhe Tihange kanë qenë kundërthënës për një kohë të gjatë. Ata janë mbyllur disa herë për kontrolle të sigurisë dhe kanë shkaktuar frikë në vendet fqinje.

Marrëveshja u arrit pas debatit që zgjati disa vjet dhe bisedimeve që zgjatën edhe natën mes ministrave qeveritarë, shkruan BBC.

Mbyllja e këtyre reaktorëve do të fillojë vitin e ardhshëm me qëllim që të dyja centralet të dalin nga funksioni dhe të shkatërrohen deri në vitin 2045.

Disa reaktorë kanë qenë funksionalë që nga vitet e shtatëdhjeta dhe për një kohë të gjatë kanë shkaktuar shqetësime në rajon.

Tensionet ishin rritur në vitin 2015, kur planet për përdorimin e reaktorëve përtej moshës së tyre 40-vjeçare u përcollën me ankesa nga qytetet e vendeve fqinje.

Në qytetin Aachen të Gjermanisë, autoritetet madje kishin filluar t’u ofronin banorëve tableta jodi në vitin 2017 për shkak të frikës për sigurinë e reaktorëve në Tihang pas mbylljeve rreth të çarave dhe rrjedhjes së ujit.

(Kosova Sot Online)