Regjistrohet viktima e parë e variantit Omicron

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 17:05
Regjistrohet viktima e parë e variantit Omicron

Regjistrohet viktima e parë e variantit Omicron në Gjermani

Gjermania ka konfirmuar viktimën e parë me variantin Omicron, sipas institutit gjerman për Sëmundjeve Infektive, Robert Koch.

Viktima ishte një burrë midis 60 dhe 79 vjeç.

Deri më tani, vendi ka raportuar  810 raste me Omicron.

Gjermania ka regjistruar 6,918,033 raste dhe 110,244 viktima që nga fillimi pandemisë.

Kujtojmë që viktima nga ky variant ka regjistruar gjatë këtij muaji edhe Britania.

Britania ka regjistruar viktimën e parë më 13 dhjetor, derisa tani po përballet me një numër të madh të rasteve të infektuara me variantin Omicron.

(Kosova Sot Online)