Haradinaj: Qeveria ka kriju mosbesim të skajshëm me ShBA-të, e dorëzoi Kosovën tek disa zyrtarë evropianë

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 11:35
Haradinaj: Qeveria ka kriju mosbesim të skajshëm me ShBA-të, e dorëzoi Kosovën tek disa zyrtarë evropianë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për keqësim të raporteve me SHBA-në dhe dorëzimin tek zyrtarë të BE-së për çështjen me Serbinë.

“Kosova ka fillu qeverisjen me një shumicë qeverisëse ma të madhe ndonjëherë që nga paslufta me subjektin Vetëvendosje që ka fitu mbi 50% të votave. Një qeveri që është e paaftë në politikë të jashtme që ka vetëm dështime në politikën e jashtme, qeveria që ka mbrri me kriju mosbesim të skajshëm me ShBA-në dhe ia ka dorëzu Kosovën tek disa zyrtarë evropainë çështjen më të rëndësishme të veten përballjen me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje është shprehur se qeveria Kurti e ka zbeh situatën e sigurisë në veri.

“Një qeveri e cila nuk ka ditë të udhëheqë me qështje të sigurisë, qeveri që ka mbrri me zbeh situatën e sigurisë në veri”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)