Presidenti kroat që ishte dje në Kosovë, testohet për COVID? Dyshohet se ishte rast kontakti

  • G.G /
  • 24 December 2021 - 11:55
Presidenti kroat që ishte dje në Kosovë, testohet për COVID? Dyshohet se ishte rast kontakti

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, është testuar për COVID-19 pasi ishte takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka rezultuar pozitiv, mëson Nova TV.

Të martën në mbrëmje në Zagreb, Dukanoviqi mori pjesë në një ceremoni në Kroaci ku prezent ishte edhe Milanoviqi.

Atëherë ishte njoftuar se Dukanoviqi është prekur me koronavirus.

Ndërkohë, Milanoviq të enjten ka qëndruar në Kosovë, teksa Nova TV ka zbuluar se ai ishte testuar mbrëmë dhe testi i ka dalë negativ.

Milanoviq dje u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeparlamentarin Glauk Konjufcën e kryeministrin Albin Kurtin.

(Kosova Sot Online)