“Jam thellësisht i zhgënjyer”, jep dorëheqje gjykatësi Driton Muharremi

  • G.G /
  • 24 December 2021 - 14:04
“Jam thellësisht i zhgënjyer”, jep dorëheqje gjykatësi Driton Muharremi

Gjykatësi Driton Muharremi është dorëhequr nga sistemi gjyqësor, duke ofruar dorëheqje me shkrim, si i pakënaqur me vendimin për transferimin e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në një njoftim drejtuar Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Afrim Shala, gjykatësi Driton Muharremi ka thënë se po “me rastin e 20 vjetorit të karrierës së suksesshme profesionale në sistemin gjyqësor të Kosovës jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e gjyqtarit”.

Muharremi e ka konfirmuar lajmin e dorëheqjes, duke u shprehur i zhgënjyer me vendimin e tij për transferim.

“Kam kontribuar për 20 vjet në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe jam thellësisht i zhgënjyer me vendimin e Këshillit Gjyqësor për transferimin tim në Gjykatën Themelore, sepse është vendim skandaloz dhe i pabazuar. Prej sot për mua fillon një kapitull i ri në jetën time profesionale dhe akademike”, ka thënë Muharremi për BetimipërDrejtësi.

(Kosova Sot Online)