Mediet serbe: Në veri do të ketë reduktime nga 4 orë në ditë

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 14:46
Mediet serbe: Në veri do të ketë reduktime nga 4 orë në ditë

Sipas zyrtarit serb të elektro distribucionit Zoran Obradovic do të ketë mungesë të energjisë elektrike nga katër orë në ditë edhe në Veri të Kosovës sipas urdhrit të KOSTT.

Konsumatorët në Veri do të përballen me mungesë të energjisë elektrike nga 4 orë në ditë për shkak të restrikcioneve i ka thënë ky zyrtar agjencisë serbe të lajmeve Tanjug Obradovi.

Sipas tij ata janë urdhëruar nga KOSTT që 90 për qind e konsumatorëve që furnizohen nga termocentrale e Kosovës duhet ndërprerë energjia dy herë në ditë me kohëzgjatje prej dy orësh.

Sipas Obradovic “ata kanë ndarë si prioritet furnizimin e spitalit, ujësjellësit, shtëpitë e shëndetit për shkak ë koronës. Kështu do të jetë ditëve në vijim, e sa do të zgjasë nuk dihet”.

(Kosova Sot Online)