Kanosi zyrtarin e Gjykatës, arrestohet një 69-vjeçar në Vushtrri

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 16:50
Kanosi zyrtarin e Gjykatës, arrestohet një 69-vjeçar në Vushtrri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 10:10 të së premtes, Stacioni Policor në Vushtrri ka pranuar një informatë se një person kishte kanosur një zyrtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës-Dega në Vushtrri, gjatë seancës gjyqësore e cila ishte duke u mbajtur ndaj të dyshuarit për një çështje penale të mëhershme, dhe se personi i dyshuar ishte larguar nga objekti i gjykatës.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore të Stacionit Policor Vushtrri, si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale ndërsa më vonë policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin I.M., 69 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili pas përfundimit të veprimeve procedurale ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Kanosje” ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)