Lexoni edhe:
Le ta nxjerrin nga dollapi dhe të miratohet pa vonesë e zbatohet ligji Vetting që mbanë autorësinë e treshes Albin Kurti-Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku
Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot.
Sipas infografikës së publikuar nga MPB’ja, kolona në Jarinje ka arritur në 2 mijë metra. Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare po zgjasin deri në 4 orë.
Pritje të gjata ka edhe në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.
Në Merdare, pritjet janë 180 deri në 200 minuta, të Dheu i Bardhë 100-120 minuta, kurse në Muçibabë po zgjasin deri në 1 orë.
Në Bërnjak janë pritjet deri në 30 minuta, në Mutivodë 120 minuta, kurse në pikë kalimet e tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta.
Të gjitha rrugët që shpiejnë për te këto pika kufitare thuhet se janë të kalueshme.
(Kosova Sot Online)