Le ta nxjerrin nga dollapi dhe të miratohet pa vonesë e zbatohet ligji Vetting që mbanë autorësinë e treshes Albin Kurti-Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku

Xhevat Meha

  • 25 December 2021 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Pastrimi i sistemit të drejtësisë përmes Vettingut të drejt dhe të plote jo se duhet të kryhet, por është dashtë që të jemi diku kah mesi i këtij procesi. Programi qeverisës VV-LDK ka pasur program të përpunuar të zbatimit të Vettingut. Bashkë autor të këtij programi qeverisës kanë qenë Albin Kurti, Vjosa Osmani edhe Lumir Abdigjiku.

-Kur jemi te Vettingu, tani më shtrohet pyetja: a ka qenë bindje dhe besim politik i këtyre që e kanë hartuar apo ishin fals? Deri tani më tepër është pa se këta janë duke kryer dëshmim të besimit dhe besnikërisë ndaj thënies së Dobrica Qosiqit se rrena dhe mashtrimi janë fuqia e shtetit të Serbisë.

Vjosa kohë-pas-kohe jep deklarata se do të zbatohet Vettingu. Albini po ashtu jep deklarata, deri diku të zbehta, se do te zbatohet Vettingu mirëpo ka shumë muaj që në qeveri e ka pranuar nga Ministria e Drejtësisë dokumentin për zbatim të Vettingut e ky nuk ka kryer asnjë veprim. Dëshmimin me të plotë ndaj thënies së Dobrica Qosiqit është duke e kryer Lumiri, ende nuk e ka bërë publike as ndonjë deklaratë sa për sy e faqe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".