11-vjeçari nga Rahoveci dërgohet i vdekur në QKMF-në e qytetit

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 09:17
11-vjeçari nga Rahoveci dërgohet i vdekur në QKMF-në e qytetit

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Rasti është hapur për hetime, teksa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve është dërguar për obduksion.

“Dje me datën 24.12.2021 në ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret eshte sjellur nje femije i moshes 11 vjeqare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.Rastit iu eshte pergjigjur patrulla si dhe njesiti i hetimeve te SP Rahovec.Per rastin eshte kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti Hetim i vdekjeje, ndersa trupi i pajetë me kerkese te familjareve dergohet ne institutin e mjeksisë ligjore per obduksin”, njoftoi Gjurkaj.

(Kosova Sot Online)