Arrestohen shtatë nxënës në Lipjan pasi u rrahën mes veti

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 10:13
Arrestohen shtatë nxënës në Lipjan pasi u rrahën mes veti

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë të mitur pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti.

Sipas policisë, rrahjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje mes tyre.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan, 24.12.2021-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj  kosovarë (nxënës) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.    Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe  në konsultim me prokurorin për të mitur të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)