Të miturat kapen duke kërkuar lëmoshë, u intervistohen prindërit

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 10:22
Të miturat kapen duke kërkuar lëmoshë, u intervistohen prindërit

Policia  e Kosovës ka intervistuar dje prindërit e dy vajzave të mitura pasi të njëjtat janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Lipjanit.

Sipas policisë, ato janë dërguar tek prindërit e tyre dhe në konsultim me prokurorin për të mitur, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Rr.Fehmi Agani, Lipjan 23.12.2021-21:40. Raportohet se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar prindërit e dy fëmijëve të (mitura) femra kosovare  të  janë takuar duke kërkuar lëmoshë dhe të njëjtit janë dërguar te prindërit e tyre. Në konsultim me prokurorin për të mitur, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)