“Ditë feste e errësuar”/ Qendra e Prishtinës që 9 orë pa energji elektrike

  • G.G /
  • 25 December 2021 - 14:07
“Ditë feste e errësuar”/ Qendra e Prishtinës që 9 orë pa energji elektrike

Kosova që nga 22 dhjetori po përballet me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, për shkak të krizës që e ka kapluar vendin dhe gjithë botën.

Qendra e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike tash e 9 orë. Kështu ka njoftuar një qytetare.

“Ditë feste e errësuar! Tash e 9 orë pa rrymë, zona qendër. Prishtinë 25 dhjetor 2021″, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot KEDS mbajti konferencë për media, ku u tha se janë zvogëluar reduktimet, ndërsa të martën në Kuvend do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim vendimi i Qeverisë për Masat Emergjente.

(Kosova Sot Online)