Kolona në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 14:57
Kolona në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot.

Sipas infografikës së publikuar nga MPB’ja, kolona në Merdare është deri në 2 mijë metra. Pritjet në këtë pikë kufitare po zgjasin deri në pesë orë.

Pritje ka edhe në Jarinje. Për të hyrë në Kosovë, përmes kësaj pike kufitare duhet të prisni deri në 70 minuta.

(Kosova Sot Online)