Mërgimtarët po “torturohen” në kufinj: Deri në 5 orë pritje

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 19:10
Mërgimtarët po “torturohen” në kufinj: Deri në 5 orë pritje

Deri në pesë orë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë nëpër pikat kufitare.

Kështu tregon tabela e Ministrisë së Punëve të Brendshme për fluksin në pikat kufitare.

Sipas kësaj tabele, në Merdare jane pritjet më të gjata. Në këtë pikë kufitare, mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të hyrë në Kosovë pasi kolonat shkojnë deri në 2000 metra.

Pak më e mirë situata është në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë dhe tek Dheu i Bardhë ku pritjet zgjasin deri në 40 minutat dhe kolonat arrijnë deri në 350 metra.

Fluks edhe më i ulët është në pikat kufitare në Jarinjë dhe Vërmicë. Në këto dy pika kufitare kolonat për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 80 metra e pritjet deri në 1 orë.

Ndërkohë në Vërmicë kolona ka edhe në dalje të Kosovës. Ato shkojnë deri në 150 metra, ndërsa pritjet në dalje janë 5 deri në 10 minuta.


(Kosova Sot Online)