Talibanët vendosin kushte të reja për gratë që duan të udhëtojnë

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 13:05
Talibanët vendosin kushte të reja për gratë që duan të udhëtojnë

Talibanët kanë njoftuar se gratë dhe vajzat nuk do të lejohen më që të bëjnë udhëtime të gjata vetëm. Atyre do t’u lejohet kjo gjë vetëm nëse janë të shoqëruara nga një burrë i familjes.

Rregulli i ri është vendosur pas propozimit të bërë.

Gjithashtu, janë ftuar shoferët që të mos pranojnë gra dhe vajza brenda mjetit të tyre nëse nuk kanë shami.

Disa javë më parë, një nga ministritë u ka kërkuar gazetareve televizive që të mbulohen gjatë raportimeve të tyre.

(Kosova Sot Online)