Parashikimi i motit për javën e fundit të dhjetorit

  • A.P /
  • 26 dhjetor 2021 - 16:46
Parashikimi i motit për javën e fundit të dhjetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (27 – 31 dhjetor 2021)Java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

(Kosova Sot Online)