Tentim vrasje në Raushiq të Pejës, vetura sulmohet me breshëri plumbash

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 09:33
Tentim vrasje në Raushiq të Pejës, vetura sulmohet me breshëri plumbash

Dy persona kanë raportuar në polici se nga persona të panjohur janë sulmuar me armë zjarri, derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Raushiq të Pejës.

Si pasojë e të shtënave të zjarrit, viktimat janë lënduar dhe njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërkaq tjetri në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një karikator me dhjetë fishekë.

“Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)