E rëndë: Vritet me armë zjarri 35- vjeçari

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 10:14
E rëndë: Vritet me armë zjarri 35- vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Policia bën me dije se është gjetur i vrarë me armë zjarri në anë të rrugës një 35-vjeçar me inicialet A.B, banor i këtij fshati.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe në vend kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

(Kosova Sot Online)