Në këtë vend grave u ndalohen udhëtimet në vende të largëta, pa shoqërimin e një burri

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 10:43
Në këtë vend grave u ndalohen udhëtimet në vende të largëta, pa shoqërimin e një burri

Talebanët ua kanë ndaluar grave të Afganistanit që kërkojnë të udhëtojnë në distanca më të largëta, transportin nëse nuk janë të shoqëruara nga ndonjë familjar burrë.

Udhëzimi, i lëshuar nga Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimit të Veseve, përfshinë edhe kërkesën për të gjithë shoferët që të mos pranojnë udhëtare gra nëse nuk janë të mbuluara.

“Grave të cilat udhëtojnë për më shumë se (72 kilometra) nuk duhet t’u ofrohet transporti, nëse nuk shoqërohen nga një anëtar i ngushtë i familjes,” tha zëdhënësi i ministrisë Sadeq Akif Muhajir për AFP, duke specifikuar se duhet të jetë një i afërm i ngushtë mashkull.

Ministria, gjithashtu u kishte kërkuar disa javë më parë, gazetareve që të mos raportojnë nëse nuk kanë shami të vendosur.

(Kosova Sot Online)