Nip e axhë/ Këta janë dy personat që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në Klinë

  • G.G /
  • 27 December 2021 - 10:51
Nip e axhë/ Këta janë dy personat që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në Klinë

Dje një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës ku kanë mbetur të vdekur dy persona, njëri prej tyre i moshës 8-vjeçare.

Siç raportohet, dy viktimat A.G dhe M.G kishin lidhje familjare mes vete. Ata ishin nip e axhë dhe vijnë nga fshati Qupevë e Lartë e Klinës.

Ata, sipas Policisë, fillimisht kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pastaj janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe mjeku kujdestar ka njoftuar se ata kanë arritur atje pa shenja jete.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar një (1) fëmije dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në Spital pa shenja jete“, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)