Çfarë do të ndodhë në 2022? Profecia shqetësuese e parashikueses Baba Vanga

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 11:24
Çfarë do të ndodhë në 2022? Profecia shqetësuese e parashikueses Baba Vanga

Çfarë rezervon 2022? Sipas parahsikueses bullgare Baba Vanga do të ketë një pandemi të re: “Qeniet njerëzore do të jenë mësuar me një virus të ri”.

Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, por nëse sipas disa përkthyesve Baba Vanga i referohej asaj që ndodhi në vitin 2020 me Covid, sipas të tjerëve do të thotë se do të ketë një lloj të ri apo edhe një virus të ri, që nuk ka të bëjë fare me koronavirusin.

Parashikuesja dha një profeci për vitin e ardhshëm. Baba Vanga parashikon “shumë fatkeqësi natyrore”. Një vizion që në fakt përputhet me fenomenet ekstreme natyrore që kanë ndodhur sërish këtë vit për shkak të ndryshimeve klimatike. Ngjarje që do të përsëriten edhe në vitin 2022 dhe që vetë Baba Vanga i kishte parashikuar për vitin 2021.

Për të konfirmuar këto parashikime kohët e fundit ishte një faqe turke që dyshohet se zbuloi disa dokumente sekrete nga qeveria bullgare. Gjithsesi, e gjithë kjo duhet të merret me rezerva. Ndryshe nga Nostradamusi, në fakt, Baba Vanga, e cila vdiq në vitin 1996, nuk la asgjë me shkrim. Parashikuesja bullgare ishte gjysmë analfabete dhe profecitë e saj, në fakt, bazohen në rrëfenjat gojë më gojë. Kjo do të thotë se është shumë e vështirë të përcaktohet nëse ajo që lexon për të dhe parashikimet e saj janë me të vërtetë rezultat i vizioneve të saj.

(Kosova Sot Online)