Në Zvicër do të ketë disa masa shtesë ndaj variantit Omicron

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 11:39
Në Zvicër do të ketë disa masa shtesë ndaj variantit Omicron

Zvicra është duke hartuar disa masa të reja me fillim të janarit të vitit 2022.

Masa të reja për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron në Zvicër janë kërkuar nga disa anëtarë të task forcës shkencore të ngritur nga Këshilli Federal.

Këtë e konfirmon presidentja e këtij grupi ekspertësh në një intervistë për NZZ am Sonntag.

Tanja Stadler, presidentja e këtij grupi ekspertësh, në një intervistë për NZZ am Sonntag, konfirmoi këtë deklaratë, ku kërkon mbylljen e klubeve të natës, anulimin e festave të Vitit të Ri dhe administrimin më të shpejtë të vaksinave kundër Covid. Në vend të kësaj, ajo përjashton izolimin e pjesshëm.

Ndërkohë, Këshilli Federal të komentojë për këtë, por – zyrtarisht – mbledhjet e qeverisë nuk janë planifikuar para datës 12 janar. / albinfo.ch.

(Kosova Sot Online)