Vushtrriasi e godet gruan e tij me mjet pune, e bën për spital

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 12:46
Vushtrriasi e godet gruan e tij me mjet pune, e bën për spital

Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me mjet pune gruan e tij.

Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)