Protestuesit gjuajnë poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it

  • G.G /
  • 27 December 2021 - 14:00
Protestuesit gjuajnë poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it

Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it, po kërkon një grup qytetarësh, përmes protestës para objektit të KEDS-it

Me thirrjet “Rizvanolli ik”, “KEDS-i t’i kthehet Kosovës” dhe “Asni cent ma shumë”, një grup qytetarët ka protestuar për të shprehur pakënaqësitë me reduktimet e rrymës.

Protestuesit kanë gjuajtur poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pran objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.

(Kosova Sot Online)