Ky shtet evropian pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin

  • G.G /
  • 27 December 2021 - 14:20
Ky shtet evropian pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin

Belgjika po vazhdon të regjistroj numër të madh të rasteve të infektuara me COVID-19. Edhe ky shtet po përballet me një valë të re të koronavirusit.

Derisa vaksinimi po konsiderohet si i nevojshëm për të menaxhuar gjendjen me pandeminë, ky shtet po shqyrton mundësinë që të bëjë vaksinimin të detyrueshëm.

Ndërsa jemi në fund të vitit 2021 dhe vendi vazhdon të jetë nën “pushtimin” e pandemisë,  kryeministri belg ka njoftuar se ” Omicron nuk do të jetë vala e fundit” dhe “duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”.

Në një intervistë për  “De Zondag” ai tha: “Qëllimi është i qartë: të gjithë duhet të vaksinohen. “Nëse vaksinimi i detyrueshëm është i nevojshëm, ne do ta mendojmë si mundësi, përfundoi kryeministri.

Rikujtojmë se Belgjika ka regjistruar 2,038,111 raste dhe 28,149 viktima që nga fillimi i pandemisë.

(Kosova Sot Online)