Dy persona të armatosur grabisin para në një barnatore në Mitrovicë

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 20:27
Dy persona të armatosur grabisin para në një barnatore në Mitrovicë

Dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një barnatore në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha  se grabitja ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 ku të dyshuarit kanë grabitur një shumë parash dhe kanë ikur.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Raporti i plotë i Policisë:

Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “ Nexhip Draga”  në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore. Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar

(Kosova Sor Online)