Mjeku shqiptar në Itali: Omicron infekton për më pak se 3 minuta, Delta ishte 15 minuta

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 11:41
Mjeku shqiptar në Itali: Omicron infekton për më pak se 3 minuta, Delta ishte 15 minuta

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci ka folur në lidhje me ndikimin e variantit Omicron dhe masave të reja që janë marrë atje. Troci deklaroi se edhe pse mbi 50% e rasteve janë të prekur nga Omicron nuk ka shtim të rasteve në spital.

Ai tha se variantit të ri i mjaftojnë më pak se 3 minuta për të infektuar. Në rastin e variantit Delta, dikush infektohej në rreth 15 minuta nëse qëndron me dikë tashmë me virus.

“Mjaftojnë 3 minuta, më pak se tre minuta që ti të qëndrosh me një pacient që është i infektuar, dhe ti mund të infektohesh”, tha ai.

“Bëhet një lloj bilanci. Në Itali Omicron është me 50-60 % të rasteve. Por kjo nuk ka sjellë shtim të rasteve në spital. Ka një infektueshmëri të tmerrshme Omicron sepse e shikojmë që në dy tre javë po rritet. Këto rritje rastesh janë nga varianti Omicron që do të bëhet shumë shpejt dominant. Ky variant për momentin ka një nivel përkeqësimi klinik më të ulët se Delta”, tha Troci.

Ai u shpreh se virusi po synon ato grupmosha që nuk janë të vaksinuara duke sjellë të shtim të rasteve në grupmoshën nga 5-12 vjeç.

“Kemi dhe një ndryshim në krahasim me platenë e pacientëve që janë infektuar. Është një vit nga fushata e vaksinimit dhe kjo ka bërë që të jetë ndryshe situata në këto momente. Nuk jemi akoma në tension apo presion spitalor.”

“Tani në Itali ka disa rregulla të reja. Në transport publik është i detyrueshëm vendosja e maskës. Edhe në ambiente të mbyllura. Ka dhe raste të pacientëve me tre doza që kanë dalë pozitivë por me një klinikë ose të lehtë ose gati asimptomatike. Virusi po kërkon atë plate që nuk është e vaksinuar. Kemi pasur rritje në grupmoshën nga 5-12 vjeç. Aty ku gjen terren virusi po tenton të futet”, deklaroi ai. m.v

(Kosova Sot Online)