Serbofili Behgjet Pacolli po e tregon veten, del në mbështetje të Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Rames për projektin “Ballkani i Hapur”!

Serbofili Behgjet Pacolli po e tregon veten, del në mbështetje të Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Rames për projektin “Ballkani i Hapur”!

Gani Qarri

  • 28 December 2021 - 08:00

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Mjerisht politikani sharlatan e mashtrues serbofil Begjet Pacolli, po vazhdon ta tregojë edhe sot hapur, nostalgjinë e tij të vjetër për ish- lidhjet e fuqishme me UDB-n serbe dhe Millosheviqin e tij, duke u angazhuar seriozisht dhe në mënyrë shumë të hapur në mbështetje të projektit “Ballkani i Hapur” të iniciuar nga Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori Gebelsian më i ngushtë dhe ish krahu i djathtë i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit.

Siç dihet aktualisht pro projektit që për qëllim ka dominimin e Serbisë dhe futjen nën ombrellën e saj, të shteteve të vogla në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke filluar me Kosovën, janë deklaruar vetëm Edvin Kristaq Rama dhe ish kryeministri i dorëhequr sllavo-bullgar i FYROM-it Zoran Zaev, por kundërshtohet fuqishëm nga subjektet kryesore politike në Kuvendin e Kosovës pozitë dhe opozitë,nuk përkrahet as nga Bosnja e Mali i Zi, por çuditërisht mbështetet vetëm nga pro-rusi dhe pro serbi shqipfolës Behxhet Pacolli i cili së fundi deklaroi se do të kishte dashur që edhe kryeministri Kurti të kishte shkuar në Tiranë dhe Kosova të ishte bashkëthemelues i “Open Ballkan”!?

Vet ky fakt, tregon hapur se sa i gatshëm është oligarku mafioz Pacolli që për interesin e tij të biznesit dhe jo të politikës për shtetin, ta fus përsëri Republikën e Kosovës nën vartësinë dhe nënshtrimin e Serbisë okupatore, i cili madje e ka thënë hapur se beson në një treg rajonal dhe të integruar ku nuk ka barriera për shkëmbimin tregtar dhe ekonomik, në mungesë të progresit në integrimin evropian, që sipas tij, rajoni të mos kthehet në izolim dhe nacionalizëm.

Prandaj duke ditur se i vetmi vend që edhe sot përjeton pengesa të pareshtura nga Serbia, është Kosova, orientimi i vazhdueshëm politik pro-rus dhe pro serb i oligarkut Begjet Pacolli, është dëshmia me ë mirë për rrezikun që paraqet ky njëri, për vendin, nëse arrin të imponohet dhe të kontrabandohet serish në institucionet e shtetit të Kosovës, për çka duhet vetëdijesuar qytetari dhe vazhduar ta ndëshkojë e mbajë sa më larg me votën e tij, sepse vetëm blerja e votës me para të krimit të organizuar i ka mundësuar deri më tani, Pacollit zvarritjen dhe kacavarjen në krimo-politikën e ish udhëheqjes së inkriminuar kosovare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".