Ky është eksperti gjerman që erdhi për ta shpëtuar termocentralin ‘Kosova B’ (Foto)

  • G.G /
  • 28 December 2021 - 11:51
Ky është eksperti gjerman që erdhi për ta shpëtuar termocentralin ‘Kosova B’ (Foto)

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, këtë të hënë ka vizituar Termocentralin Kosova B.

Gjatë kësaj vizite, siç njofton KEK-u, Krasniqi është njoftuar nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, të Termocentralit Kosova B dhe rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues.

Pamjet e bëra publike nga KEK-u tregojnë sesi ekipi i ekspertëve të kësaj kompanie, të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve dhe eksperti-monitorues i “General Electric”, i tregojnë Krasniqit në lidhje me punimet.

“Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët”, është shprehur kryeshefi i KEK-ut.

(Kosova Sot Online)