Ky person po kërkohet nga Policia e Kosovës, nëse e shihni thirrni numrin 192

  • G.G /
  • 28 December 2021 - 14:05
Ky person po kërkohet nga Policia e Kosovës, nëse e shihni thirrni numrin 192

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime  të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Fiton Spahiu, i lindur më: 01/07/1994 , në Gjilan.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës se lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan:

Vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të  tjera penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192  (pa pagesë), 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan, E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)