“Nuk di bre burrë”, Lumir Abdixhiku kritikon Albin Kurtin

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 22:02
“Nuk di bre burrë”, Lumir Abdixhiku kritikon Albin Kurtin

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e udhëhequr nga ai.

“As gruri s’futet në depo sot. Kur blejnë shtetet grurë nuk i marrin depot me i vendos në depot e tyre, e marrin grurin me çmimin e caktuar dhe depo rri diku tjetër në botë, kur duhet e merr. Edhe naftën kur e blen s’e merr në depo. Nuk jemi në shekullin e 19. Shekulli i tanishëm nënkupton se ka modalitete të tanishme të kohës…”, thotë Andixhiku.

Kryeministri Kurti po kujton se jemi në shekullin 19?

“Po, mënyra se si flet kur thotë “rrymën s’mund ta ruajmë në frigorifer”, ky s’e kupton ose është duke u folur masave populiste militante  të tij”, thotë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)